Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik takoi partnerët nga shoqëria civile dhe OJQ-të
, 27.02.2012
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, në një takim të përbashkët me përfaqësuesit e NDI-së, GTZ-së, USAID-it, BEEP-it, Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj amerikane, diskutuan rreth Planit të Punës së Komisionit për vitin 2012.
Me këtë rast, Planit të Punës së Komisionit për vitin 2012, iu dha mbështetje nga USAID-i, NDI-ja, GAP-i, INDEP-i, GTZ-ja, shoqëria civile dhe partneret që e mbështesin punën e Komisionit, përfaqësuesit e të cilëve premtuan përkrahje në realizimin e obligimeve që dalin nga Plani i Punës. Ndërkaq, kryetari i Komisionit Zenun Pajaziti, nga ana e tij i falënderoi ata për përkrahjen e deritashme dhe mbështetjen e premtuar.