Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...
, 28.02.2012
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme kryesuar nga Zenun Pajaziti, formoi grupin punues për amendamentimin e Projektligjit për komunikimet elektronike. Ndërkaq, Projektligji për turizmin dhe shërbimet turistike (që ishte paraparë të shqyrtohet sot), me propozim të kryesuesit të grupit punues, u shty për mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, Komisioni shqyrtoi edhe Propozim- vendimin e Qeverisë për emërimin e një anëtari të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. Pas debatit lidhur me këtë, anëtarët e Komisionit me shumicë votash vendosën të mos e përkrahin këtë propozim.