Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi dënon sulmin ndaj Ambasadës së Maqedonisë

, 17.03.2012




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, dënon sulmin ndaj Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Prishtinë. Ky sulm është një akt i papranueshëm , i cili dëmton marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. Nga organet e rendit presim që të zbulojnë sa më parë autorët e këtij akti të dënueshëm, për të marrë edhe dënimin e organeve të drejtësisë për këtë akt shëmtuar, theksohet në deklaratën e kryekuvendarit Krasniqi, lidhur me këtë sulm.

Kryekuvendari Krasniqi dënon sulmin ndaj Ambasadës së Maqedonisë