Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 21.03.2012
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilin e kryesonte z. Goran Marinkoviq, kryetar i Komisionit, janë shqyrtuar gjithsejtë gjashtë Projektligje, si Projektligji nr.04/L-99 për ndryshimin dhe plotësimin Kodit doganor dhe të akcizave nr.03/L-109, me Raportin e Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa me amendamente, shqyrtimi i Projektligjit nr.04/L-100 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-204 për tatimin në pasurinë paluajtshme, me Raportin Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa, me amendamente, shqyrtimi i Projektligjit nr.04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, me Raportin e Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa, me amendamente, shqyrtimi i Projektligjit nr.04/L-103 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-162 për tatimin në të ardhurat e korporatave, me Raportin e Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa, me amendamente, shqyrtimi i Projektligjit nr.04/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-161 për tatimin në të ardhurat personale, me Raportin e Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa, me amendamente si dhe shqyrtimin e Projektligjit nr. 04/L-46 për transmetimin publik në Kosovë, me Raportin e Komisionit funksional Komisionit për Arsim , Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, me amendamente.
Pas një shqyrtimi të gjithanshëm anëtarët e Komisionit mbështetën procedimin e mëtejmë të gjashtë Projektligjeve (për tu miratuar) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, në të njëjtën mbledhje të Komisionit edhe pse ishte në rend të ditës Shqyrtimi i Projektligjit nr.04/L-62 për fshatin Hoçë e Madhe, me Raportin e Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente, kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë për mbledhjen e ardhshme të komisionit.