Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 22.03.2012




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, shqyrtoi sot propozim-amendamentet e grupit punues për Projektligjin për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jo bankare, të cilat, para komisionit, i paraqiti kryetarja Safete Hadërgjonaj.

Me disa plotësim-ndryshme në amendamente të caktuara, komisioni përkrahu projektligjin në tërësi dhe e procedoi për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Bedri Hamza.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa