Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

, 02.04.2012




Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, përkrahu shqyrtimin në mbledhjen e rregullt të radhës të Kuvendit, të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, të Raportit të parë për zbatimin e Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian, për vitin 2012, si dhe Rekomandimin Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për Kuvendin e Kosovës.

Përkitazi me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për Kuvendin e Kosovës u tha se është e nevojshme që kjo çështje të shqyrtohet gjerësisht në trupat përkatëse të Kuvendit të Kosovës, në funksion të krijimit të kushteve për krijimin e ambienteve sa më të përshtatshme për deputetë dhe komisione , për të siguruar një punë sa më cilësore në fushën e legjislacionit, sidomos sa i përket hapësirave për dëgjime publike.

Kryesia në mbledhjen e sotme nuk u përcaktua për datën e mbajtjes së vazhdimit të mbledhjes së 29 marsit. Vendimi për këtë pritet të merret në mbledhjen e nesërme të Kryesisë.

Në mbështetje të ftesës së kryekuvendares së Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, që një grup i deputetëve të marrin pjesë në tubimin e Asamblesë Parlamentare NATO-së për Evropën Juglindore, që do të mbahet në Tiranë më 23 dhe 24 prill, e lejoi këtë vizitë.

 

 

 

 

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit