Lajmet e fundit

Në Kuvendin e Kosovës u hap ekspozita me titull “Gruaja dhe arti “ në të cilën u ekspozuan punimet e pesë pikatoreve

, 02.04.2012




Grupi i Grave Deputete, pas aktiviteteve të "Javës së Gruas" po vazhdon me aktivitetet për blerjen e Mamografit mobil. Sot, në Kuvendin e Kosovës deputetet organizuan ekspozitën me titull "Gruaja dhe arti " në të cilën u ekspozuan punimet e pikatoreve: Magbule Xhemajli, Ardiana Kika, Edona Blakaj, Lendita Zeqiraj dhe Miradije Morina Berbatovci .Ekspozitën e hapi, znj. Teuta Sahatqija, e cila tha se GGD-ja kërkoi që në Kuvend, si shtëpi e popullit t' i pretë dhe të krenohet me punimet e piktoreve të vyeshme, duke iu ofruar respekt të merituar dhe mirënjohje për punën e tyre. "Jetojmë në kohën ku shpesh vlerat kanë kuptime të reja. Njerëzit dhe ngjarjet pasojnë njëra -tjetrën dhe ndryshojnë çdo gjë , por është artisti ai i cili e sublimon momentin, ngjarjen, personazhin në lëvizjen e pa fund dhe me brushë e shënon kohën, duke i dhënë vulën e përjetësisë edhe për brezat që do të vijnë. Po si e shënon gruaja artiste këtë moment, si e zë ajo lëvizjen, si e sheh ajo ngjarjen, personazhet, kohën, si i shpreh dëshirat e saj, dashurinë, emocionin, synimet, brengat, pengesat në luftën e saj për t' u dëshmuar si e barabartë dhe e fuqishme në fushën e saj përgjithësisht në shoqëri, pikërisht kjo ekspozitë dhe punimet si këto japin shpjegimin përmes pikturave të shumta me gjuhën e ngjyrave.
Në fjalën e tij përshëndetëse , kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr Jakup Krasniqi foli për aktivitetin e Grupit të Grave Deputete , duke theksuar se mbështet çdo aktivitet të këtij grupi të grave, të cilat kontribuojnë në emancipimin e gruas dhe shoqërisë, sidomos në sferën e barazisë së saj në jetën shoqërore e institucionale. Kryekundari Krasniqi tha se me kënaqësi ka pritur këtë ekspozitë, që është shenjë se deputetet , pos në sferën e legjislacionit angazhohen edhe në aktivitete të tjera të frytshme, të cilat do të zgjerohen dhe më. Duke përgëzuar gratë për të gjithë këto të arritura, kryekuvendari Krasniqi u shpreh se nuk ka prosperitet dhe demokraci pa barazi të denjë gjinore, në funksion të së cilës po japin kontributin e tyre deputetet e Kuvendit të Kosovës.

Ekspozitën e nderoi me prezencën dhe fjalën e saj edhe presidentja e Kosovës, znj Atifete Jahajaga, e cila përgëzoi GGD-në për përkushtimin që krijimtarisë së gruas t' i jepet vend i merituar, të vlerësohet, por edhe të bëhet më shumë e njohur . Para të pranishëmve foli edhe udhëheqësja e UNDP-ës në Kosovë, znj. Osnat Lubrani, e cila tha se GGD-ja është duke bërë punë të vlefshme për të rritur rolin e gruas dhe fuqizimin saj. Edhe kjo ekspozitë është një nga shumë punët e mira që po bën GGD-ja.
Në fund solemnitetit GGD-ja nderoi me mirënjohje përkrahësit më të mëdhenj të GGD-ës, z.Jakup Krasniqi, UNDP-në, OSBE-në, dhe NDI-në.

 

Në Kuvendin e Kosovës u hap ekspozita me titull “Gruaja dhe arti “ në  të cilën u ekspozuan punimet e pesë pikatoreveNë Kuvendin e Kosovës u hap ekspozita me titull “Gruaja dhe arti “ në  të cilën u ekspozuan punimet e pesë pikatoreve