Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi uron besimtarët e krishterë
, 06.04.2012
Me rastin e festës së Pashkëve kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, uron të gjithë besimtarët e krishterë të Kosovës.
"Të gjithë qytetarëve të krishterë të Kosovës dhe atyre të diasporës ju uroj: Gëzuar për shumë mot festën e Pashkëve, ditën e simbolit të fitores mbi të keqen dhe Ditën e ringjalljes.
Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja e dashuria dhe mirëkuptimi e toleranca", thuhet në urimin e kryeparlamentarit Krasniqi.