Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

, 17.04.2012




Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga Behar Selimi, nënkryetar i komisionit, u shqyrtuan dhe u përkrahën nëntë raporte me amendamente të komisioneve funksionale, të këtyre projektligjeve: Projektligjit nr. 04/L-99 për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Doganor dhe të Akcizave nr. 03/L-109, Projektligjit nr. 04/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-161 për Tatimin në të Ardhurat Personale, Projektligjit nr. 04/L-100 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-204 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, Projektligjit nr. 04/L-103 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-161 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, Projektligjit nr. 04/L-108 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-146 për tatimin mbi vlerën e shtuar, Projektligjit nr. 04/L-062 për fshatin Hoçë e Madhe, Projektligjit nr. 04/L-66 për Qendrën Historike të Prizrenit,
Projektligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike , si dhe për Themelimin e Agjencisë për shërbimet e navigacionit ajror.

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion