Lajmet e fundit
Konferenca Mbrojtje e Zgjuar mbyll punimet
, 24.04.2012
Tiranë, 24 prill- Ka përfunduar punimet Konferenca "Mbrojtje e Zgjuar"- bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve, e organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të NATO-s, në të cilën kanë marrë pjesë delegacione nga të gjitha vendet e Asamblesë së Evropës Juglindore. Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe një delegacion nga Kosova, i kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili u është drejtuar pjesëmarrësve me një fjalë rasti. "Republika e Kosovës gjen mundësinë të deklarohet se është shteti më i interesuar në Ballkanin Perëndimor për realizimin e objektivave të kësaj konference dhe për miratimin unanim nga të gjithë pjesëmarrësit e draft-deklaratës që na është parashtruar", ka thënë Haliti. Në fund të punimeve është miratuar një deklaratë e përbashkët nga delegacionet pjesëmarrëse.