Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

, 04.05.2012




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme kryesuar nga Zenun Pajaziti kryetar i Komisionit, miratoi amendamentet e grupit punues të Projektligjit për komunikimet elektronike. Në emër të grupit punues, amendamentet ( 75 sosh) para Komisionit i paraqiti Teuta Sahatqija.

Në këtë mbledhje, Komisioni formoi edhe grupin punues për plotësim-ndryshimin e Ligjit për miniera dhe minerale. Kryesuese të këtij grupi Komisioni caktoi Sala Berisha- Shalën, ndërkaq, anëtarë do të jenë: Zenun Pajaziti, Fikrim Damka dhe Hashim Deshishku.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...