Lajmet e fundit

Nga seanca plenare e Kuvendit

, 02.06.2008




Në seancën së sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ministrat e Qeverisë së Kosovës u janë përgjigjur pyetjeve parlamentare, kurse koha për këtë pikë të rendit ditës ka zgjatur më shumë se rëndom, për shkak të pyetjeve ë grumbulluara dhe vendimit të Kryesisë që ato përfundimisht të marrin përgjigje.

Në vazhdim seanca ka proceduar me shqyrtimin e projektligjeve. Për herë të parë janë shqyrtuar Projektligji për punën, të cilin e ka prezantuar ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Nenad Rashiq dhe Projektligji për statistikat zyrtare, të cilin e ka prezantuar zëvendëskryeministri, Ramë Manaj. Të dy projektligjet janë miratuar në parim dhe janë autorizuar komisionet kryesore dhe ato funksionalet për shqyrtim dhe propozim amendamentesh deri në shqyrtim të dytë.

Po në këtë seancë është shqyrtuar për herë të dytë i Projektligji për procedurën përmbaruese, s dhe Raporti financiar i Buxhetit të Kosovës për vitin 2007.

Çështje që ka zgjuar debat të deputetëve ka qenë shqyrtimi i Propozimvendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shpalljen e Trasesë për ndërtimin e Autoudhës Morinë -Merdar dhe Prishtinë – Hani i Elezit si zonë me interes të veçantë publik në Kosovë, të cilën e ka prezantuar ministri i Transportit dhe Telekomoikacionit, Fatmir Limaj. Ai disa herë e ka marrë fjalën për të sqaruar deputetët lidhur me atë se në ç’kondita do të ndërtohen këto rrugë me rëndësi kombëtare, në mungesë të Ligjit për Shpronësimet dhe të atij për Koncesionet. Në fund deputetët kanë miratuar propozimvendimin e Qeverisë për trasenë e këtyre rrugëve.

Deputetët po në këtë seancë kanë shqyrtuar rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe financa lidhur me propozimvendimin e Qeverisësë Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për financimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ka miratuat këtë propozim vendin (në vlerë prej një milion euro).

Seanca ka votuar sot që të hiqet nga rendi i ditës për këtë seancë Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, si dhe propozimi për nxjerrjen e një deklarate kundër shpifjeve të Carla del Ponte-s.

Seanca i vazhdon punimet nesër për të shqyrtuar Raportin vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Nga seanca plenare e Kuvendit