Lajmet e fundit
Nga seanca plenare e Kuvendit
, 03.06.2008
Në ditën e dytë të seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, drejtori Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka paraqitur para deputetëve Raportin vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. Agjencioni, si organ i pavarur i konceptuar si mekanizëm themelor në parandalimin, luftimin e fenomenit të korrupsionit dhe koordinimin e politikave anti-korrupsion në Kosovë, e ka filluar punën me 17 korrik 2006 ( me zgjedhjen e drejtorit ) dhe ka filluar të jetë funksional me 12 shkurt 2007, ka thënë Preteni. Ai ka pohuar se gjatë vitit 2007 në Agjension janë trajtuar 124 informata. Pas hetimeve administrative, në mungesë të provave, në 61 raste ato janë mbyll, 47 informata janë dërguar në Prokuroritë gjegjëse dhe në fund të vitit 2007, 16 informata kane qene në fazën e hetimeve. Nga rastet e dyshuara për veprime korruptive, të cilat i janë përcjell për procedim penal të mëtejshëm në prokuroritë përgatese, pasojat ekonomike që mund të dëmtojnë shoqërinë kosovare kapin shifrën rreth 30 milion.
Preteni, në raportin e tij, vëmendje të veçantë i ka kushtuar parandalimit të korrupsionit. Ndërkaq, si parakushte që kjo edhe të ndodhë, ai ka përmendur edukimin dhe ngritjen profesionale e vet zyrtarëve të Agjensionit dhe edukimin e përgjithshëm të publikut, me qellim të ngritjes se vetëdijes qytetare.”Lufta kundër korrupsionit është e domosdoshme dhe kyçja e të gjitha institucioneve është e dëshirueshme”, e ka përmbyllur fjalimin e tij pra deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetari Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasen Preteni.
Në vazhdim deputet kanë debatuar gjatë për raportin dhe për korrupsioni si plagë aktuale e shoqërisë së Kosovës. Ka pasur zëra të shumtë nga deputetët për korrupsionin në rritje në shumë lëmenj të jetës në Kosovë dhe për kundërvënie të pamjaftueshme ndaj kësaj gangrene të shoqërisë së Kosovës.
Për mungesë të kuorumit të deputetëve nuk është votuar sot për Raportin vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. Votimi pritet të kryhet në fillim të seancës së nesërme, para procedimit me ligjet nga Propozimi i Ahtisarit.