Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit

, 05.06.2008




Komisioni për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit, i kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit, kishte sot në rendin e ditës shqyrtimin e propozim-ndryshimeve për Rregulloren e Punës së Kuvendit, në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Ky Komision tashmë ka caktuar edhe një grup të punës lidhur me këtë çështje. U arrit marrëveshja që pasi të merren të gjitha vërejtjet me shkrim nga anëtarët, Komisioni të mblidhet gjatë tri ditëve dhe të hartojë draftin e kësaj rregulloreje me propozimet e harmonizuara.
Mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit