Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 05.06.2008
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës , i kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, ishte paraparë të shqyrtohet Raporti i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) për vitin 2007. Mirëpo, për shkak se përfaqësuesit e Bordit të RTK-së nuk iu përgjigjën ftesës për pjesëmarrje gjatë këtij shqyrtimi , kjo çështje nuk u shqyrtua. Me rastin e shqyrtimit të Kërkesës nr. 03/0641/ Do-346, dt. 26.05.2008 së MEF-it për ri-destinimin e mjeteve financiare të projektit kapital „Kompleksi i Ri Qeveritar” në projektin kapital „Renovimi i Pallatit të Mediave”, Komisioni përkrahu këtë kërkesë për procedim të mëtejmë në Kuvendin e Kosovës.
Po kështu u përkrah edhe procedimi i mëtejmë në Kuvend i Projektligjit nr. L-055 për Sigurinë Private me raportin e komisionit funksional – Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, me amendamente, pasi u konstatua se ai nuk ka implikime buxhetore. Komisioni u zotua që të fillojë procedurën e shqyrtimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/48 për Administratën Tatimore dhe Procedurat.