Lajmet e fundit
Kuvendi miratoi Himnin Shtetëror të Republikës së Kosovës
, 11.06.2008
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në seancën e sotme të jashtëzakonshme të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, kanë miratuar Himnin Shtetëror të Republikës së Kosovës.
Këtë seancë e ka thirrur Kryesia e Kuvendit, sipas kërkesës së përbashkët të presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit, Hashim Thaçi.
Kryeparlamentari Krasniqi, me këtë rast ka folur para deputetëve për tërë ecurinë e miratimit të Himnit Shtetëror dhe përmbylljen e procesit të krijimit të simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës.
Ai ka përkujtuar se më 12 mars 2008, është shpallur konkursit për Himnin e Republikës së Kosovës, si dhe ka përmendur kriteret që duhet t’i plotësonin ofertuesit e Himnit të Republikës së Kosovës:
1. Kompozimi duhej të ishte i dallueshëm, unik dhe origjinal,
2. Kompozimi nuk duhej të ishte më i shkurtër se 30 sec.dhe më i gjatë se 60 sec.
3. Propozimet duhej t’i përmbaheshin frymës së Dokumentit Gjithëpërfshirës, dhe
4. nuk duhej t’i përngjanin asnjë himni apo kënge popullore të asnjë vendi tjetër.
Konform këtyre propozimeve, Komisionit për përzgjedhjen e Himnit i kanë arritur 134 propozime: 110 nga Kosova dhe 24 nga shtetet tjera, ka pohuar Krasniqi, i cili ka theksuar se Komisioni për përzgjedhjen e Himnit kishte përbërje politike dhe profesionale dhe kryesohej nga Hajredin Kuçi.
Komisioni ka përzgjedhur tri propozime, kurse më 4 Qershor 2008, në takimin e Presidentit e Kryeministrit me Kryetarin e Kuvendit, Kryesinë e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare janë prezantuar rezultatet e konkursit për Himnin e Republikës së Kosovës.
Aty është marrë vendim që rezultatet e Konkursit të përzgjedhur nga Komisioni për Himnin t’ju prezantohen grupeve parlamentare të Kuvendit që të përcaktohen për njërën nga variantet e propozuara.
Përcaktimi i shumicës ishte për variantin e parë me kodin "Evropa".
“Është nder për gjithë ne që arritëm ta deklarojmë Republikën e Kosovës shtet të pavarur, sovran e demokratik”, ka spikatur Krasniqi, i cili ka vazhduar:
“Sot, të nderuar deputet, është një nder për të gjithë ne, që arritëm Deklaratën e Pavarësisë për Kosovën, shtet të pavarur , sovran, dhe demokratik.
Pastaj kemi miratuar flamurin dhe simbolet e shtetit të Kosovës, Kushtetutën e Kosovës, dhe sot me miratimin e Himnit të Kosovës po i rrumbullakësojmë Simbolet e Republikës së Kosovës shtet të Pavarur dhe Sovran.
Gjithashtu edhe me rrumbullakësimin e ligjeve që dalin nga Pakoja Gjithëpërfshirëse për Statusin Politik të Kosovës ne po përgatitemi që pas 15 qershorit 2008, institucionet e Kosovës t’i marrin të gjitha përgjegjësit që i kanë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.
Pas kësaj deputetët kanë dëgjuar incizimin tonik të melodisë së Himnit Shtetëror të Republikës së Kosovës.
Në vazhdim shefat e grupeve parlamentare kanë shprehur qëndrimet e grupeve, të cilat i përfaqësojnë, shumica dërmuese e tyre duke e mbështetur propozimin për Himnin Shtetëror të Republikës së Kosovës.
Në fund deputetët me shumicë votash e kanë miratuar Himnin Shtetëror të Republikës së Kosovës dhe të gjithë janë ngritur në këmbë për ta nderuar Himnit Shtetëror të Republikës.