Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti kryetarin e ri të PSHDK-së, z. Tomë Marku

, 11.06.2008




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me kryetarin e ri të PSHDK-së, z. Tomë Marku me bashkëpunëtorë. Me këtë rast kryeparlamentari Krasniqi e përgëzoi z. Marku për zgjedhjen në këtë post të ri. Njëkohësisht kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me PSHDK-në, ashtu si edhe me forcat tjera politike në Kosovë, në të mirë të mbarëvajtjes së proceseve të gjithëmbarshme në vendin tonë. Kryeparlamentari Krasniqi e njoftoi kryetarin e PSHDK-së edhe me punën aktuale që po bën Kuvendi i Kosovës.

Kryetari i PSHDK-së , Tomë Marku, në fillim e uroi kryeparlamentarin Krasniqi për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, duke i ofruar mbështetje të plotë në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Tomë Marku mori zotimin se do të angazhohet të lobojë , në vendet ku ka ndikim kjo parti politike, për njohjen e Kosovës edhe nga vendet tjera .