Lajmet e fundit

Kongresisti amerikan Engel do të pritet nga kryeparlamentari Krasniqi

, 13.06.2008




Të hënën, më 16 qershor 2008, në orën 10:00, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, do ta presë në takim kongresistin amerikan z. Eliot Engel, i cili udhëheq një delegacion shumantarësh, në përbërje të të cilit janë edhe kongresistët, Jean Schmidt dhe Sheila Jackson , si dhe përfaqësues të njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Takimi do të mbahet në sallën (C 301).

Nga ky takim mund të merren pamje, por nuk ka prononcime.

Në orën 11:00 mbahet Seanca solemne e Kuvendit, në të cilën z. Engel do t’u drejtohet deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në orën 11:30 zoti Engel bashkë me kryetarin e Kuvendit prononcohen para medieve në hollin e Kuvendit.