Lajmet e fundit
Nga seanca plenare e Kuvendit
, 13.06.2008
Kryetari i Kuvendit t Republikës së sotme në fillim të seancës së sotme, e cila duhej të fillonte në orën 16:00, i ka njoftuar deputetët se Komisioni as hoc parlamentar ka kërkuar një kohë shtesë për hartimin e raportit me rekomandime për dhjetë projektligjet e shqyrtuara për herë të parë në seancën e djeshme, prandaj seanca do të shtyhej për gjysmë ore.
Në vazhdim të seancës të drejtuar nga anëtari i Kryesisë Xhavit Haliti, u shqyrtuan për herë të dytë grupi i fundit i projektligjeve nga Propozimi Gjithëpërfshirës i Martti Ahtisaarit: Projektligji për shpërbërjen e Trupave Mbrojtje të Kosovës, Projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligji. për ndryshimin e rregullores së UNMIK-ut 2006/50 për zgjidhjen e kërkesave lidhur me pronën e paluajtshme private, duke përfshirë pronën bujqësore dhe atë komerciale, Projektligji për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2005/20 për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2001/35 për Fondin Pensional të Kosovës, Projektligji për ndryshimin e rregullores së UNMIK-ut 2005/2 mbi themelimin e Komisionit të Pavarur për Minierat dhe Mineralet në Kosovë, Projektligji për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2004/49 për veprimtaritë e ofruesve të shërbimeve të ujësjellësit, kanalizimit dhe të mbeturinave, Projektligji për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2003/16 për shpalljen e Ligjit për Telekomunikacion të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, Projektligji për ndryshimin e Ligjit të Kuvendit të Kosovës 2004/9 mbi Rregullatorin e Energjisë, Projektligji për ndërmarrjet publike dhe Projektligji për ndryshimin e Rregullores se UNMIK-ut 2008/13 mbi miratimin e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe shpenzimet e autorizuara për periudhën 1 janar deri me 31 dhjetor 2008.
Të dhjetë projektligjet janë miratuar me shumicë votash bashkë me rekomandimet e Komisionit ad hoc.
Po në këtë seancë deputetët kanë miratuar me shumicë votash edhe kërkesën e Qeverisë së Kosovës për plotësimin dhe ndryshimin e disa projektligjeve: Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kufijtë Administrativ Komunal, Ligji për Agjencinë e Privatizimit të Kosovës, Ligji për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Ligji për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, Ligji për Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, Ligji për Azilin dhe Ligji për Menaxhimin dhe Kontrollin e Integruar të Kufirit Shtetëror, të cilat ligje hyjnë në fuqi ditën e publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.