Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 26.06.2008




Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Rrustem Mustafa , kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot Raportin me amendamente për Projektligjin për Sigurinë Private. Komisioni përkrahu këtë raport, duke dhënë pëlqimin për procedim të mëtejme të këtij Projektligji në Kuvend. Po kështu , ky Komision përcaktoi edhe aktivitetet për amendamentimin e Projektligjit për Kontrollin e Armëve të Vogla, në të cilat do të përfshihen me vërejtjet e sugjerimet e tyre të gjithë anëtarët.

Në këtë mbledhje u paraqit edhe një Raport lidhur me vizitën e një delegacioni të këtij Komisioni në Shqipëri. Në emër të grupit foli Zafir Berisha, i cili theksoi se kjo vizitë ishte mjaft e frytshme dhe kaloi në një atmosferë mjaft të përzemërt. Me këtë rast ky delegacion u takua me të gjitha mekanizmat e Shqipërisë, që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë, për të këmbyer përvoja në këtë lëmë.
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri