Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi priti fëmijët nga “SOS Fshati”
, 27.06.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në një takim fëmijët nga “SOS Fshati” i Prishtinës , të cilët shoqëroheshin nga udhëheqja e këtij institucioni , të kryesuar nga Nezahate Salihu, drejtore.
Ishte ky një takim mjaft i afërt e i përzemërt i kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, me këta fëmijë. Kryeparlamentari Krasniqi i njoftoi ata me hapësirën ku punojnë deputetët, si dhe për angazhimet që bëhen nga Kuvendi i Kosovës, por edhe institucionet tjera të vendit për të siguruar mirëqenie për fëmijët e kësaj qendre, por edhe për të gjithë fëmijët tjerë anekënd Kosovës. Ai u premtoi atyre se në asnjë moment nuk do të mungojë kujdesi i Kuvendit dhe institucioneve tjera për të siguruar kushte sa më të mira, që të gjithë fëmijët e Kosovës të edukohen dhe të arsimohen në kushte sa më të volitshme, e cila do t’ ju sigurojë atyre jetë dhe të ardhme sa më të mirë.
Kryeparlamentari Krasniqi apeloi që të gjitha institucionet e Kosovës të ngrisin ndjenjën e humanizmit dhe nivelin e angazhimit për të siguruar kushte sa më të mira pune e jete për një zhvillim sa më normal të fëmijëve . Në këtë frymë ai tha se duhet te punojmë në atë mënyrë që dita e sotme të jetë më e mirë se e djeshmja, kurse , kurse nesër të jemi më mirë se sot.
Në emër të “SOS Fshatit” u falënderua drejtorja e këtij institucioni, Nezahate Salihu, e cila njëkohësisht e ftoi kryeparlamentarin që të vizitojë këtë qendër.
Në vijim kryeparlamentari u dhuroi fëmijëve dhurata, kurse ata i dhuruan kryeparlamentarit Krasniqi një pikturë që e kishin bërë së bashku.