Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
, 27.06.2008
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës , të cilën e kryesoi Esad Brajshori, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Raporti me rekomandime në Projektligjin për Vulat në Institucionet e Republikës së Kosovës nga Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. Në fakt, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim kishte propozuar dy amendamente të reja në Projektligj, por Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media nuk i përkrahu ato , pasi si u tha me këtë rast, zgjidhjet e Propozuara në Projektligj janë në pajtim me ligjet në fuqi, mbi çështjet përkatëse.
Komisioni në këtë mbledhje formoi edhe një grup punues për amendamentimin e Projektligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës nr. L – 062/1.
Komisioni në këtë mbledhje formoi edhe një grup punues për amendamentimin e Projektligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës nr. L – 062/1.