Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për punë të brendshme e siguri
, 30.10.2008
Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri, nën kryesinë e z. Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit, mbajti sot mbledhje, në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i gjendjes aktuale në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Në mbledhjen në fjalë, përveç anëtarëve të Komisionit, mori pjesë edhe Komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, gjenerallejtënant Sylejman Selimi me bashkëpunëtorë.
Në mbledhjen e sipër theksuar, duke folur për gjendjen në TMK, gjenerallejtënant Selimi theksoi që, në momentin e aktual, TMK numëron 3.052 pjesëtarë aktiv dhe se në rezervë janë edhe 2.000 pjesëtarë. Duke qenë se deri në fund të vitit TMK do të transformohet në Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila do të ketë në përbërjen e vet gjithsej 2.500 pjesëtarë aktiv dhe 800 pjesëtarë rezervë, një numër i pjesëtarëve të tanishëm të TMK-së janë duke pritur se çka do të ndodhë me ta, të cilët nuk do të mund të radhiten në kuadër të FSK-së. Gjenerallejtënant Selimi theksoi se tashmë është mbyllur konkursi dhe se është në vazhdim e sipër testimi, përkatësisht rekrutimi i gjithsej 3.300 pjesëtarëve të ardhshëm në kuadër të FSK-së , që është duke u bërë nga ekspertë të NATO-së dhe se i tërë ky proces do të duhej të përfundonte deri në fund të vitit, kurse në fillim të vitit të ardhshëm, edhe zyrtarisht, do të duhej të fillonte nga aktiviteti Forca e Sigurisë e Kosovës. Udhëheqja më e lartë e TMK-së së tanishme, duke pasur parasysh kontributin e deritashëm të pjesëtarëve aktual në kuadër të TMK-së, si dhe nga fakti që dikush nga pjesëtarët e tanishëm të TMK-së të mos mbetet në rrugë dhe pa punë, ka përgatitur Planin aksional të veprimit me disa propozime konkrete. Një ndër propozimet më të rëndësishme është që, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, të gjendet mundësia që prej 600 deri në 900 pjesëtarë të TMK-së të transformohen në forcën e Policisë Kufitare, që tash për tash i ka vetëm 200 pjesëtarë, të cilët vetëm që bëjnë asistimin e pjesëtarëve të forcave të NATO-s. Me themelimin e Policisë Kufitare do të shtohej edhe lufta kundër tregtisë së paligjshme e të gjitha llojeve. Përveç kësaj, duhet të gjendet mënyra dhe aty ku ka nevojë – pjesëtarët e TMK-së të punësohen në institucione shtetërore, në radhë të parë në kudër të ministrive, sepse në mesin e këtyre pjesëtarëve ka mjaftë kuadro të arsimuara dhe profesionale. Në të njëjtën kohë, do të duhej të gjendej mundësia që, me rastin e punësimit në cilindo qoftë institucion shëndetësor, në kushte të barabarta, pjesëtarët e TMK-së të kenë një përparësi të lehtë me rastin e punësimit, në radhë të parë për shkak të kontributit të deritashëm në krijimin e shtetit të ri dhe të zhvillimit të tij. Në fund të diskutimit të tij, gjenerallejtënant Sylejman Selimi theksoi se, ndonëse Ligji për Pensionim të Përkohshëm të Pjesëtarëve të TMK-së është miratuar, ka qenë e nevojshme që ky ligj të plotësohej me disa amendamente shtesë, në mënyrë që të krijojë kështu mundësi më të mëdha për transformim më të lehët të pjesëtarëve të TMK-së.
Në fund të mbledhjes, anëtarët e Komisionit u pajtuan që Komisioni nga kjo mbledhje të nxjerrë disa rekomandime, të cilat më vonë do tu dërgohen për shqyrtim, si Këshillit ndërministror, ashtu edhe të gjitha institucioneve relevante të Republikës së Kosovës. Përveç kësaj, Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri do të përcjellë në vazhdimësi e gjithë atë që do të ndodhë me fatin e secilit pjesëtar të TMK-së.