Lajmet e fundit
Seanca e Kuvendit të Kosovës
, 04.12.2008
Seanca e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kryesuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, pikë të parë të rendit të ditës kishte pyetjet parlamentare të deputetëve. Në momentin kur po fillonin pyetjet, deputeti Gani Geci shtroi çështjen rreth arrestimit të tre shtetasve gjermanë, lidhur me eksplodimin para selisë së ICO-së. Ky arrestim nga ana e deputetit Geci u vlerësua si spektakular dhe i papërgjegjshëm. Në vijim filluan pyetjet parlamentare, të cilave iu përgjigjën kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri Zenun Pajaziti. Përkitazi me pyetjet rreth fushatës serbe ndaj proceseve aktuale që zhvillohen në Kosovë, kryeministri Thaçi tha se nuk duhet të biem pre e propagandës serbe, çdo gjë në Kosovë do të zhvillohet sipas Kushtetutës dhe duke respektuar sovranitetin e plotë të Kosovës.
Sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDD-së, në interpelancë ishte ftuar të paraqitet ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Alush Gashi. Pyetjen e interpelancës në këtë seancë e paraqiti deputetja e LDD-së, Qamile Morina. Pyetja kishte të bëjë me gjendjen në sistemin shëndetësor, e cila nga deputetja Morina karakterizohej si shumë rëndë, si dhe me masat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e kësaj gjendjeje.
Duke marrë fjalën në këtë interpelancë, ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Alush Gashi tha se pyetjet e deputetes Morina, tejkalojnë tekstin e kërkesës për interpelancë të paraqitur në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, për ta vënë në rendin e ditës së kësaj seance një informatë rreth gjendjes në sistemin shëndetësor . Në vazhdim ministri Gashi tha se çështja e shëndetësisë kualifikohet si prioritet nacional. Sistemi shëndetësor , theksoi Gashi , është në gjendje të rëndë, por janë arritur rezultate të pakontestueshme, ndërkaq, si objektiva strategjike të Ministrisë janë : krijimi i sistemit të qëndrueshëm financiar, përmirësimi i resurseve dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve, zvogëlimi i vdekshmërisë, sigurimi dhe funksionalizimi i pajisjeve etj. Pasi theksoi se të gjithë qytetarët e Kosovës gëzojnë sigurimin shëndetësor themelor, ai tha se është e nevojshme që Kosova të ketë një ligj për sigurimet shëndetësore, duke premtuar njëkohësisht se Ministria e Shëndetësisë së shpejti do t' ia paraqesë Kuvendit Projektligjin për sigurimet shëndetësore . Ministri Gashi pastaj foli lidhur me përpjekjet që bëhen për modernizimin e QKU-së, si dhe për çështjen e licencimit të institucioneve shëndetësore nga sektori privat. Ministri Gashi tha se është e nevojshme që në sistemin shëndetësor të Kosovës të pasojë një reformë rrënjësore, që duhet të shoqërohet me rritje të buxhetit dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Pjesëmarrësit në debat e mirëpritën shtruarjen e çështjes së shëndetësisë në këtë seancë, duke u angazhuar për ndërmarrjen masave për të gjetur rrugëdalje nga kjo gjendje e rëndë, duke ngritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore, shtimin e fondeve për shëndetësi, funksionalizimin e pajisjeve etj. Mirëpo krahas këtyre angazhimeve kishte edhe tona mjaft kritike, sidomos nga opozita , rreth dobësive në shëndetësi.
Duke marrë pjesë në debat Hajredin Kuçi theksoi se arrestimet spektakulare të mjekëve nuk gëzojnë mbështetjen e Qeverisë. Gjendja në shëndetësi nuk mund të ndryshohet me spektakle. Ne mbështesim dinjitetin e mjekut, kemi respekt për punën e tyre. Çdo gjë duhet të bëhet na pajtim me ligjin. Lidhur me këtë, zëvendëskryeministri Kuçi paralajmëroi edhe disa masa përgjegjësve që shkaktuan këto spektakle.
Në seancën e sotme u aprovuan amendamentimet e komisioneve përkatëse funksionale në Ligjin për tubimet publike dhe Ligjin për administratën tatimore dhe procedurat.
Kuvendi përkrahu Rekomandimin e Komisionit për Mandate dhe Imunitete për heqjen e statusit të deputetit, z. Sabit Rrahmani, pasi ai ka munguar në punimet e Kuvendit mbi 6 muaj pa arsye , duke rënë ndesh me dispozitat ligjore.
Kuvendi nuk e përkrahu Rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me propozimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Trustit të Pensional të Kosovës.