Lajmet e fundit

Delegacioni parlamentar i Kosovës niset sot për në Turqi

, 05.01.2009




Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, do të niset në një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë në krye të një delegacioni parlamentar të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, e cila do të zgjasë nga data 5-9 janar të vitit 2009, ai do të ketë takime me udhëheqësit e institucioneve më të larta të shtetit turk: me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Köksal Toptan, me presidentin Abdullah Gül dhe me kryeministrin Recep Tayyip Erdoğan.

Delegacioni parlamentar i Kosovës do të realizojë edhe takime të tjera të rëndësishme, si dhe do të vizitojnë objekte dhe monumente të rëndësishme të civilizimeve në Azi të Vogël.

Delegacioni parlamentar i Kosovës do të jetë në Aeroportin e Prishtinës në orën 13:20.

Me këtë rast kryeparlamentari Krasniqi do të prononcohet para medieve lidhur me këtë vizitë.