Lajmet e fundit
Nga mbledhje e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 20.01.2009
Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi, në mbledhjen e drejtuar nga Bahri Hyseni, kryetar i komisionit, duke shqyrtuar Raportin e panelit rekrutues për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e Avokatit të Popullit, ka konstatuar se paneli ka vepruar drejt me rastin e vlerësimit të kandidatëve për këtë pozitë dhe se vlerësimi është bërë sipas Rregullores së Kuvendit për Avokatin e Popullit. Komisioni ka vendosur që të hartohet raporti dhe t’i rekomandohen Kuvendit tre emra, për ta zgjedhur njërin nga ta, në këtë post.
Duke e shqyrtuar, ndërkaq, vendimin e presidentit të Republikës së Kosovës, të datës 13 dhjetor 2008, për rishqyrtimin të Ligjit për Avokatinë nr. 03/L-117, Komisioni ka vendosur që të bëhet ndryshimi i dispozitave që rregullojnë kushtet për regjistrimin e kandidatëve ( që i plotësojnë kushtet) në Regjistrin e Avokatëve, si dhe për regjistrimin e praktikantëve në Regjistrin e Praktikantëve.