Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi takoi kryetarët e komisioneve parlamentare
, 28.01.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka takuar sot kryetarët e komisioneve parlamentare për të shqyrtuat Strategjinë Legjislative të Qeverisë së Kosovës për vitin 2009, si dhe për të dëgjuar mendimin e kryetarëve të komisioneve se si mund të përshtatet legjislativi i vendit për të miratuar në kohë dhe me cilësi legjislacionin e paraparë.
Duke ua përkujtuar kryetarëve të komisioneve parlamentare se funksioni ligjvënës i Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazohet në planet e punës se komisioneve dhe Programit të punës së Kuvendit, kryeparlamentari Krasniqi ka theksuar se Kryesia e Kuvendit, dje (më 27 janar 2009), ka shqyrtuar Strategjinë legjislative të Qeverisë për vitin 2009 dhe ka vendosur që: Dokumenti “Strategjia legjislative e Qeverisë së Kosovës për vitin 2009”, t’u shpërndahet të gjithë deputetëve; të kërkohet nga Komisionet parlamentare qe mbi bazën e këtij dokumenti dhe propozimeve të veta, të hartojnë Planet e punës periodike dhe programin e punës se komisionit për vitin 2009, si dhe të ngarkohet sekretaria e Kuvendit që në bazë të planeve të punës së komisioneve parlamentare, te hartohet Projekt Programi i punës se Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili në propozim te Kryesisë, duhet të miratohet në Seancë Plenare.
Krasniqi ka kërkuar nga kryetarët e komisioneve që të përshpejtojnë hartimin dhe miratimin e planeve të punës për vitin 2009 dhe të njëjtat t’i parashtrojnë në Zyrën për propozime dhe parashtresa, ne afatin sa më të shpejtë te mundshëm, përkatësisht deri më 6 shkurt 2009.
Në takim është shqyrtuar edhe efikasiteti i punës së komisioneve parlamentare në shqyrtimin e projektligjeve. Është theksuar se në procedurën e shqyrtimit në komisione gjenden 22 projektligje. Prej tyre 16 projkektligje e kanë kaluar shqyrtimin e parë, 6 projektligje do të shqyrtohen në parim, në seancën e 29 janarit 2008 dhe 5 ligje janë në rishqyrtim në komisione parlamentare.
Kryetarët e Komisione kanë folur për sukseset e komisioneve, të cilat i udhëheqin për procedimin e projektligjeve, por edhe për vështirësitë në punë, sidomos për stafin mbështetës të e pamjaftueshëm.