Lajmet e fundit
Nga fjala e kryeparlamentarit Krasniqi në Akademinë Përkujtimore
, 30.01.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka marrë sot pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e rënies së dëshmorëve: Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut, në të cilën ka mbajtur edhe një fjalë rasti.
“Rënia e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut qe një humbje e rëndë për Zonën e Llapit dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në përgjithësi, por ajo kthye në forcë edukimi dhe frymëzimi patriotik për dhjetëra mijë të rinj e të reja, të cilët nën shembullin e tyre zunë llogoret në radhët e çlirimtarëve, për të kurorëzuar me fitore idealet dhe amanetin e tyre. Ata me jetën e tyre i dhanë krenarinë atdheut tonë dhe gjithë brezave të tij. Ata vulosën me gjakun e tyre besnikërinë dhe devotshmërinë e përjetshme për vendin që i lindi dhe i rriti”, ka theksuar Krasniqi.
Ai tutje ka spikatur: ”Dëshmorët janë institucioni i përjetshëm i edukimit dhe i frymëzimit atdhetar të kombeve dhe të brezave të tyre. Virtytet e dëshmorëve janë burimi më i mirë i edukimit dhe i formimit të personalitetit të qytetarit besnik të Republikës së Kosovës, veprimtarit energjik të çështjes së saj dhe luftëtarit të paepur të ndërtimit e të paqes. Virtytet e tyre janë pasuria më e çmueshme morale, edukative e shpirtërore e këtij populli. Por lavdia e çdo virtyti qëndron në zbatimin e tij, prandaj ne i mbajmë gjallë dëshmorët jo vetëm në kujtimin tonë të përjetshëm, por edhe duke i konkretizuar vlerat e tyre që na i lanë trashëgim”.
Fjalën e plotë të kryeparlamentarit Krasniqi në këtë Akademi Përkujtimore mund ta gjeni në këtë ueb-faqe, në rubrikën fjalimet e kryetarit.