Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti delegacionin nga Këshilli Evropian, të kryesuar nga z. Bjorn Von Sydow
, 03.02.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot një delegacion të Parlamentit të Këshillit Evropian, të prirë nga z.Bjorn Von Sydow, i caktuar nga KE si raportues për gjendjen aktuale politike në Kosovë. Ky delegacion gjendet në Kosovë në një mision katër ditor, me qëllim të mbledhjes së fakteve për zhvillimet në Kosovë që nga 17 shkurti e këndej. Gjatë takimit ky delegacion u interesua , sidomos lidhur me raportet e deritashme të Kuvendit dhe të institucioneve të tjera të Kosovës me Këshillin e Evropës dhe çfarë janë interesimet për të forcuar edhe më këto marrëdhënie.
Kryeparlamentari Krasniqi pasi falënderoi këtë delegacion për punën që do të bëjë, e që ka për qëllim të njohë nga afër realitetin e ri në Kosovë, i bëri një vështrim proceseve të zhvilluara ne vendin tonë që nga shpallja e pavarësisë, më 17 shkurt të vitit të shkuar, duke theksuar disa nga të arriturat më të mëdha të kësaj periudhe .Në këtë frymë kryeparlamentari përmendi miratimin e simboleve shtetërore të Kosovës, të Kushtetutës dhe të 91 ligjeve, 52 nga të cilat dalin nga Plani Gjithëpërfshirës i presidentit Ahtisari, e që kryesisht kanë të bëjnë me pozitën e pjesëtarëve të komuniteteve. Duke folur për pjesëmarrjen e komuniteteve në strukturën e Kuvendit, ai theksoi se në Kuvend nga komuniteti serb, si dhe nga komunitetet tjera joserbe, janë dy grupe deputetësh, gjithsej 24 sish. Ai pastaj foli edhe për marrëdhëniet shumë të mirë me shtetet fqinje, pos me Serbinë , e cila edhe më tutje nuk po heq dorë nga politika e vjetër. Synim i Kosovës, theksoi kryeparlamentari Krasniqi, është integrimi evropian, por edhe në Këshillin e Evropës. Ai shprehu dëshirën që anëtarësimi në këtë Këshill të bëhet në një periudhë sa më të afërme.
Z. Bjorn Von Sydow theksoi se është i impresionuar me të arriturat e Kosovës në këtë periudhë kaq të shkurtër. Ai e pa shumë të udhës faktin që Kuvendi i Kosovës tashmë ka arritur një shkallë të lakmueshme bashkëpunimi me parlamentet sivëllezër nga Franca,Gjermania, Belgjika dhe Sllovenia. Z. Bjorn Von Sydow premtoi se lidhur me këtë bashkëpunim do të njoftojë edhe Parlamentin e Suedisë, në mënyrë që edhe më këtë parlament të vendosen marrëdhënie sa më të ngushta. Ai theksoi, po kështu, se në Raportin e tij nga ky mision në Kosovë, që do t’ ia paraqesë Këshillit Evropian, do të vërë në dukje të gjitha këto të arritura.