Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport

, 03.02.2009




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Agim Veliu, kryetar i Komisionit, temë qendrore ishte shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për vitin 2009. Me këtë rast u tha se shqyrtimi dhe amendamentimi i projektligjeve, mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve, monitorimi i resorëve të Qeverisë që bien në kompetencë të Komisionit, çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin e zhvillimit strategjik dhe koncipimin e politikës zhvillimore në lëmin e arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit janë disa nga temat që do të mbisundojnë në punën e këtij Komisioni gjatë këtij viti.

Kur është fjala për shqyrtimin e projektligjeve u tha se gjatë këtij viti pritet që këtij Komisioni t’ i vijnë tetë ligje për shqyrtim dhe amendamentim. Pas shqyrtimit, me disa vërejtje dhe sugjerime u miratua ky plan i punës.
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport