Lajmet e fundit
Nga mbledhje e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 03.02.2009
Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Bahri Hyseni, kryetar i komisionit, shqyrtoi Raportin e punës së Komisionit për vitin 2008 dhe Planin e punës për vitin 2009, si dhe propozoi ndryshmet në Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Komisioni e ka vlerësuar të suksesshme punën e Komisionit gjatë vitit të shkuar, si dhe ka përcaktuar një varg detyrash për këtë vit, duke e precizuar edhe kohën e kryerjes së tyre. Raportin e punës për vitin 2008 dhe Planin e punës për vitin 2009 Komisioni Legjislacion dhe Gjyqësi, ia ka kaluar Departamentit Ligjor të Kuvendit për procedim të mëtutjeshëm.
Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi në këtë mbledhje ka shqyrtuar edhe propozimet e anëtarëve të tij për ndryshmet në Rregulloren e Punës së Kuvendit, të cilat do t’i përcillen Komisionit funksional për t’i inkorporuar në tekstin e Projekt – Rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës, e cila më pastaj duhet të miratohet nga seanca plenare.
Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi ka shqyrtuar sot edhe bazën juridike në Kushtetutën e Republikës së Kosovës të Projektligjit për auditivin e brendshëm, të Projektligjit për zonat ekonomike, të Projektligjit për rezervat shtetërore të mallrave, të. Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004 /17 për mbrojtjen e konsumatorëve dhe të Projektligjit për protokollin e shtetit të Republikës së Kosovës.
Komisioni duke u bazuar në kompetencat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të përcaktuara në kreun IV të Kushtetutës, vlerësoi se Projektligjet në fjalë kanë bazë juridike në nenin 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, prandaj rekomandon që këto projektligje të procedohen për shqyrtim të mëtutjeshëm për tu miratuar në njërën nga seancat e Kuvendit .