Lajmet e fundit
Debati publik për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për veprimtarinë private në shëndetësi
, 04.02.2009
Ligji për veprimtarinë shëndetësore private në Kosovës nuk zbatohet në tërësi, por vetëm pjesërisht dhe në situata të caktuara. Për moszbatimin e Ligjit të sipërpërmendur, fajin kryesor e ka Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës (sponsorues i Ligjit), që në praktikë nuk ka krijuar kushte të mjaftueshme për zbatimin e tërësishëm të këtij ligji. Me këto konstatime filloi debati i sotëm publik për monitorimin e zbatimit të Ligjit për veprimtarinë private në shëndetësi, që e organizoi Këshilli për Shëndetësi, Punë dhe Çështje Sociale, i kryesuar nga Sadik Idriz, kryetar i këtij këshilli. Pos anëtarëve të Këshillit të sipërpërmendur, në këtë debat publik, morën pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, të Inspektoratit të Shëndetësisë, të QKUK-së, të institucioneve për licencimin e institucioneve shëndetësore private, të Shoqatës së Stomatologëve Privatë të Kosovës, të Shoqatës së Ortopedëve e të Traumatologvë Privatë të Kosovës, të Shoqatës së Urologëve të Kosovës, të Shoqatës së Internistëve të Kosovës, të Shoqatës së Infektologëve të Kosovës, të Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës, përfaqësuesit e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, përfaqësuesit e Drejtorisë së Shëndetësisë të komunave: Prishtinë, Mitrovicë dhe Gjilan, si dhe përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore private, si: Klinika Gjermane e Syrit, ARS Medika dhe Fati im.
Pjesëmarrësit e këtij debati publik, duke i trajtuar mangësitë e Ligjit të sipërpërmendur, theksuan se në këtë ligj nuk ekziston e drejta e bashkimit sindikal në institucionet shëndetësore private, nuk ekziston nen i veçantë që do ta definonte rreptësisht a ka të drejtë të punojë personeli mjekësor, që punon në institucionet shëndetësore publike dhe sa orë, në institucionet shëndetësore private, nuk definohet nëse institucionet shëndetësore private mund të bëjnë transplantime organesh dhe shumë çështje të tjera, që do të duhej t’i përmbante ky ligj. Mirëpo në këtë debat publik u theksua se momentalisht në territorin e Republikës së Kosovës veprimtarinë e rregullt (të licencuar) e kryejnë gjithsej 654 institucione private dhe se 192 institucione shëndetësore private e presin licencimin, që do të thotë t’u lejohet puna pa pengesë.
Në vazhdim të këtij debati publik shumica e diskutuesve u pajtua me vlerësimin se Ligji ekzistues (i miratuar më 2004) duhet të plotësohet me disa nene të reja, në mënyrë që në praktikën e përditshme të tregohet më funksional dhe në të mirën e shëndetësisë së përgjithshme të Kosovës, pra edhe në të mirën e shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore të Kosovës në tërësi.