Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Grupit Joformal të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës
, 06.02.2009
Në mbledhjen e stome të Grupit Joformal të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Flora Brovina , kryetare, u shqyrtua Raporti i punës në periudhën maj 2008-31 dhjetor 2008. Me këtë rast u tha se ky Grup gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar një aktivitet mjaft të frytshëm. Në këtë vështrim, u përmendën disa aktivitete që kanë të bëjnë me këmbim vizitash me organizata simotra të vendeve të Rajonit, takime me personalitete nga institucione të ndryshme, si dhe angazhime në shqyrtime ligjesh që kanë të bëjnë me pozitën e grave.
Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua Plani i veprimit të Grupit Joformal të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës për vitin 2009. Me këtë plan parashihen aktivitete bamirësie, pastaj të kujdesit ndaj gruas (obligim nga Deklarata e Mijëvjeçarit), organizimi i tryezave dhe konferencave tematike mbi arsimimin dhe fuqizimin e gruas në politikë dhe vendimmarrje, angazhimi në amendamentimin e Ligjit për veteranët e luftës dhe viktimat e luftë, thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit me organizata ndërkombëtare,si: NDI,UNDP,OSBE, “Friedrich Herbert Schtiftung”, si dhe me organizata vendëse.