Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti europarlamentarin Lagendijk
, 06.02.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot anëtarin e Parlamentit Evropian, Joost Lagendijk, nga Grupi i të Gjelbërve-Aleanca e Lirë e Evropës dhe raportues për Kosovën.
Europarlamentari holandez Lagendijk e ka sjellë Rezolutën e Parlamentar Evropian për Kosovën. Duke folur për rëndësinë që ka kjo rezolutë për vendin tonë, ai ka pohuar se me këtë dokument mbështetet pavarësia e Kosovës, duke i ftuar edhe pesë vendet anëtare të BE-së që ta njohin shtetin e Kosovës. Rezoluta mbështet edhe EULEX-in, si dhe funksionalizimi i shtetit të Kosovës.
Kryeparlamentari Krasniqi e ka falënderuar Parlamentin Evropian për miratimin e rezolutës për Kosovën, duke theksuar se të gjitha mesazhet e saj Kuvendi, por edhe institucionet e tjera të Kosovës do t’i marrin shumë seriozisht. Ai ka shprehur konsiderata të larta për gjithë angazhimet e zotit Lagendijk për proceset politike progresive në Kosovë.
Krasniqi ka folur edhe për punën e Kuvendit të Kosovës për miratimin e simboleve shtetërore të Kosovës, të Kushtetutës së vendit dhe ligjeve, sidomos të atyre që burojnë nga Pakoja e Ahtisarit.
“Në Kuvend kemi pasur debate për çështje të ndryshme që e preokupojnë vendin, si dhe interpelanca dhe pyetje të shumta parlamentare, kurse gjatë këtij viti mendojmë të përqendrohemi sidomos tek monitorimi i zbatimit të ligjeve të miratuara”, ka theksuar kreu i Kuvendit.
Në takim është biseduar edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë në pjesën veriore të Mitrovicës. Në pjesën e veriut të Kosovës, ende nuk funksionon ligji, kurse nga djegia e pikave doganore në atë pjesë të vendit, është dëmtuar Buxhetin e Kosovës për më shumë se 30 milion euro, ka thënë Krasniqi.