Lajmet e fundit
Nga mbledhje e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 09.02.2009
Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Bahri Hyseni, kryetar i komisionit, shqyrtoi Pojektstrategjinë kundër korrupsionit për periudhën 2009-2011, të përgatitur nga Agjencioni Kosovar kundër Korrupcioit, Qeveria dhe mekanizma të tjerë të vendit. Dokumenti i propozuar prej 16 faqesh ka përvijuar angazhimet kryesore për ta luftuar korrupsionin, i cili përkufizohet si “ keqpërdorim i pushtetit”, gjegjësisht, “keqpërdorim i përgjegjësive të dhëna në sektorin publik dhe privat për përfitim personal”, kurse ndër objektivat kryesore të kësaj strategjie përmenden: rritja e integritetit, llogaridhënies dhe transparencës së legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet këtyre institucioneve , përkatësisht forcimi i kapaciteteve antikorrupsion të institucioneve publike në nivel qendror dhe lokal.
Komisioni e ka vlerësuar të hartuar mirë dhe gjithëpërfshirës Pojektstrategjinë kundër korrupsionit për periudhën 2009-2011, si dhe ka kërkuar nga anëtarët e tij që t’i paraqesin vërejtjet e tyre (me shkrim), në mënyrë që të përgatiten rekomandimet para se ajo të nxirret për miratim në seancën plenare të Kuvendit.