Lajmet e fundit
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 10.02.2009
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, shqyrtoi dhe miratoi Propozim-kalendarin e punës së organeve të Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq,përkitazi me njoftimin për planet e punës së komisioneve u tha se shumica e tyre tashmë kanë dorëzuar planet, ndërsa ato që nuk e kanë bërë këtë duhet të dorëzojnë planet deri nga fundi i javës, duke ditur se Plani i punës së Kuvendit të Kosovës do të shqyrtohet dhe aprovohet në seancën e fundit të këtij muaji. Kryesia e Kuvendit nga Komisioni për Buxhet dhe Financa është njoftuar lidhur me Raportin e Agjencisë së Privatizimit për vitin 2008. Kryesia mori qëndrim që ky Raport t’ iu shpërndahet edhe deputetëve.
Kryesia e Kuvendit u pajtua që seanca solemne me rastin e njëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës të mbahet më 17 shkurt duke filluar nga ora 11.
Në prononcimin për media pas kësaj mbledhjeje, në një pyetje lidhur me qëndrimin e Kuvendit rreth nismës për bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeparlamentari Krasniqi theksoi se deputetët dhe Kuvendi i Kosovës janë të obliguar t’ i përmbahen Kushtetutës së Kosovës. Vështruar nga ky aspekt bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë jashtë kohës dhe hapësirës,sepse nuk mund të bisedohet me një shtet ,i cili nuk njeh pavarësinë e Kosovës, pra bisedimet është e pamundshme të zhvillohen.
Çështja e bisedimeve është edhe një përpjekje e administratës ndërkombëtare në Kosovë, së cilës i ka ardhur koha që të jetë faktor ndihmës në proceset që zhvillohen në Kosovë,ndërsa për vendimet politike janë përgjegjëse institucionet e Kosovës.