Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadorin Shqipërisë , z. Islam Lauka
, 13.02.2009
Thellimi i mëtejmë i marrëdhënieve të dyanshme ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë,ishte temë themelore e takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, z. Islam Lauka. Në prononcimin para medieve, kryeparlamentari Krasniqi theksoi se me këtë rast ka njoftuar ambasadorin shqiptar për punën njëvjeçare të Parlamentit të Kosovës , i cili ka krijuar një hapësirë të favorshme ligjore për veprimtari të mbarë të institucioneve të Kosovës. Në vijim kryeparlamentari Krasniqi theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë shumë të mira, ndërsa vazhdojnë përpjekjet që këto marrëdhënie të thellohen edhe më, duke u shtrirë në të gjitha fushat,si në ekonomi, ashtu edhe në integrimet mbarëkombëtare.
Ambasadori i Shqipërisë, Lauka, në fillim shprehu kënaqësinë që gjendet në këtë takim me kryeparlamentarin Krasniqi, pikërisht në vigjilje të njëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Z.Lauka drejtoi fjalë përgëzimi për ditën e pavarësisë së Kosovës , si dhe për rezultatet e mëdha që janë arritur gjatë këtij viti të parë të shtetit të pavarur të Kosovës. Ndër të arriturat më të mëdha të Kosovës gjatë këtij viti ai përmendi Kushtetutën, si dhe 90 ligjet e aprovuara. Këto të arritura, tha ambasadori Lauka, nuk janë pak. Për t’ u realizuar ato është dashur angazhim serioz. Gjithë kjo punë e kurorëzuar me suksese i bën nder Parlamentit të Kosovës.”Biseduam për bashkëpunimin dypalësh, i cili në vizionin tim është shumë i mirë, por ai mund të jetë edhe më i mirë. Bashkëpunimi zhvillohet në shumë aspekte,por angazhimi ynë u përqendrua posaçërisht në bashkëpunimin ndërparlamentar, që vlerësohet shumë në botë. Ky synim do të njohë edhe zhvillime të reja në të mirë të dy vendeve. Në këtë aspekt nuk do të mungojë gatishmëria e Parlamentit të Shqipërisë dhe e zonjës Topalli”,theksoi z. Lauka. Shqipëria është në mbështetje maksimale të të gjitha proceseve që zhvillohen në Kosovë, drejt konsolidimit të saj si shtet, në synimet drejt integrimeve rajonale e evropiane, si dhe në afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, tha Islam Lauka.