Lajmet e fundit
Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, në Njëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
, 17.02.2009
I nderuari Kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi,
I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi,
I nderuari Përfaqësues Civil Ndërkombëtar, zotni Feith,
I nderuar shef i EULEX-it, Ive de Kermabon
Të nderuar deputetë,
Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të shteteve mike në Kosovë,
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Kam nderin e veçantë t’i drejtohem Parlamentit të Republikës së Kosovës, institucionit më të lartë të shtetit demokratik, dhe nga këtu edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, në ditën e shënimit të njëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë!
Më 17 shkurt 2008, pikërisht një vit më parë, përfaqësuesit e popullit shpallën Pavarësinë e Kosovës. Ishte një vendim historik pas shumë pune, flijimi dhe përkushtimi të brezave të tërë.
17 shkurti mbylli faqen e rëndë dhe të vështirë të historisë sonë, e cila brenda mban shumë dhimbje njerëzore dhe shkatërrime, por edhe akte dhe vepra të mëdha sublime dhe të paharrueshme. Aty gjenden edhe mijëra viktima që nuk janë të gjetur që nga qershori i vitit 1999.
Ne sot jemi krenarë për atë që bënë paraardhësit tanë dhe jemi me shumë fat se na takoi të jetojmë dhe të punojmë në Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Para një viti u realizua projekti më i madh që kishin synim shumë breza, një projekt që sot simbolizohet edhe me emrat e dy heronjve të mëdhenj të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, lider shpirtëror dhe politik i pavarësisë dhe Adem Jasharin, hero i luftës çlirimtare për liri.
Procesi i gjatë dhe i vështirë negociator për zgjidhjen e statusit u mbyll me shpalljen e Pavarësisë nga Parlamenti i Kosovës për t’u pasuar nga njohjet ndërkombëtare të shteteve më të fuqishme të botës, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera nga të gjitha anët e globit.
Kështu, qytetarët e Republikës së Kosovës ka një vit që morën përgjegjësitë dhe detyrimet sikur të gjithë popujt dhe shtetet e botës së lirë dhe demokratike.
Sot mund të pyesim nëse kemi bërë atë që është dashur, atë që është pritur nga qytetarët dhe atë që kanë dëshiruar miqtë e vendit tonë të dashur.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Një vit pas shpalljes shtet i pavarur dhe sovran, Kosova bëri hapa të kujdesshëm, por vitalë për ngritjen e institucioneve demokratike dhe dëshmimin e plotë se shteti ynë e ndihmon fuqishëm paqen dhe stabilitetin në rajon. Duhet pranuar se Kosova gjatë një viti kaloi nëpër një periudhë të ndjeshme politike dhe shtetbërjeje. Katër muaj pas Deklaratës së Pavarësisë, ne miratuam Kushtetutën, aktin më të lartë juridik që i vuri themelet e shtetit demokratik të Republikës së Kosovës. Kushtetuta përfshin rekomandimet e Presidentit Marti Ahtisari, që dolën mbas një procesi të gjatë dhe të vështirë negociator ndërkombëtar. Mbështetur në Kushtetutën që valorizon vlera dhe parime moderne civilizuese dhe juridike, janë miratuar dhe po miratohen ligjet për të vënë në funksionim të plotë dhe legal të gjitha institucionet që e bëjnë një shtet efikas dhe në shërbim të qytetarit të tij.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shenja e parë dhe e fundit e vendimeve për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë.
Ne sot kemi simbolet e shtetit: flamurin dhe himnin. Ndërkohë, janë krijuar institucione vitale shtetërore si Forca e Sigurisë së Kosovës, Agjencia e Inteligjencisë e Kosovës dhe është në proces edhe krijimi i Gjykatës Kushtetuese. Puna e këtyre institucioneve garanton stabilitetin dhe sigurinë e duhur për qytetarët dhe të ardhmen e shtetit tonë.
Të nderuar deputetë,
Deri tani vendi ynë është njohur nga 54 shtete dhe tashmë të ngarkuarit me punë të Republikës së Kosovës janë vendosur në dhjetë shtete. Këto ditë është vendosur të hapen edhe tetë ambasada të reja dhe 9 misione konsullore. Ne i falënderojmë të gjitha këto shtete dhe qeveritë e tyre, që morën vendimin e njohjes.
Në këto njohje vlerësojmë veçmas vendimet e shteteve fqinje, të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Marrëdhëniet e mira e miqësore me të gjitha vendet, në radhë të parë me fqinjët tanë të parë: me Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi e Serbinë, dhe me vendet e rajonit e të Evropës, mbeten prioritete në politikën tonë të jashtme.
Kuadrati i njohjeve të fqinjëve ende nuk është mbyllur, ngase Serbia jo që nuk pranon realitetin, por e lufton atë, duke vazhduar ndërhyrjen dhe tendencën për të na destabilizuar, sidomos në Veri të vendit tonë.
Mendësia e konfliktit dhe e urrejtjes ende zotëron në kokat dhe institucionet kryesore të Serbisë. Politika destabilizuese e Beogradit nuk ndihmon as serbët dhe as rajonin.
Politika e vendit tonë është politikë e paqes. Ne punojmë çdo ditë që Kosova të bëhet pjesë e proceseve integruese euroatlantike, që është përcaktim yni i fuqishëm. Integrimi dhe bashkimi me Unionin Evropian dhe me NATO-n, mbetet synimi themelor për të ardhmen.
Arritjet tona janë të lidhura edhe me ndihmën e aleatëve dhe miqve tanë të shumtë. Me këtë rast i falënderojmë UNMIKU-n, të gjitha vendet që kishin administratorë dhe shërbyes civilë ndërkombëtarë në Kosovë, i cili po mbyll një kaptinë të suksesshme në Kosovë. Respekt të veçantë meriton KFOR-i, që vazhdon të jetë garantuesi themelor i sigurisë.
Gjithsesi, roli i SHBA-së dhe i BE-së ishin të rëndësisë së jashtëzakonshme jo vetëm për të mbërritur 17 shkurtin 2008, por edhe në këtë vit të parë të jetës së shtetit të Kosovës.
Ne kemi mirëpritur vendosjen e pranisë ndërkombëtare - misionit të EULEX-it, udhëhequr nga UE-ja - që ka rol mbikëqyrës në fusha të sigurisë e të ligjit dhe respektojmë shtrirjen dhe punën e tij në tërë vendin. Duke punuar bashkërisht, besoj, do të realizojmë synimin e afrimit të vendit tonë me shtetet e BE-së dhe anëtarësimin në institucione dhe organizata ndërkombëtare.
Të dashur qytetarë,
Kosova ndryshoi në këtë vit duke pasur rezultate të dukshme në të gjitha fushat ekonomike, sociale e arsimore.
Qytetarët edhe liderët në Kosovë kanë dëshmuar se janë në gjendje të mos jetojnë me të kaluarën. Ata duan të punojnë për të ardhmen.
Kemi popullsinë më të re në Evropë, 52 për qind e saj janë nën moshën 27-vjeçare, dhe kjo na detyron ende më shumë të punojmë për të ardhmen, për më shumë zhvillim ekonomik, për hapje të vendeve të reja të punës.
Jam shumë i vetëdijshëm se ende ka shumë njerëz që nuk jetojnë mirë. Ka shumë njerëz që nuk kanë vende pune, të cilëve u duhet ndihma dhe kujdesi social. Shteti ynë duhet të ketë më shumë ndjeshmëri për këto kategori sociale.
Suksesi ynë është ngushtë i lidhur me funksionimin e shtetit ligjor në të gjitha segmentet e tij.
Të gjithë duhet të punojmë më tepër, që Kosova të bëhet një vend i sigurt dhe joshës për investime. Krijimi i lehtësive ligjore për investitorët vendës dhe të huaj është një mundësi më e madhe për zhvillimin ekonomik. Krijimi i lehtësimeve për lëvizje të lirë të njerëzve dhe investime të bizneseve do të mundësonte një racionalizim më të madh të potencialeve humane dhe ekonomike në rajon.
Besimi që është shprehur në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve, në të cilën Kosovës iu dhanë 1.4 miliardë euro, duhet të kthehet në investime dhe rezultate përkatëse, në mënyrë që ky besim të rritet dhe përkrahja të shtohet edhe më shumë.
Edhe me këtë rast, theksojmë se Kosova do të ketë kujdes të veçantë ndaj komuniteteve pakicë, duke i trajtuar të gjithë ata pa dallim në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare. Ne po punojmë për të siguruar kushte dhe mundësi të barabarta për të gjithë, pra edhe për komunitetin serb. Kosova është vend i të gjithë qytetarëve të barabartë, ku nuk tolerohet dominimi i askujt mbi askënd. Kjo na ndihmon të jemi të gjithë pjesë e ndërtimit të Kosovës si shtet demokratik i qytetarëve të barabartë.
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Zonja dhe zotërinj,
Duke ju përshëndetur dhe duke ju uruar edhe një herë në këtë Përvjetor, juve deputetë dhe qytetarë të Republikës së pavarur të Kosovës, ju ftoj të gjithëve të punojmë bashkërisht që vendin tonë të dashur - Republikën e Kosovës, ta bëjmë shtet prosperues dhe të zhvilluar, shtet me institucione stabile demokratike, të cilat punojnë për t’u siguruar mirëqenie të plotë të gjithë qytetarëve të vendit.
Qëllimi ynë na inkurajon të shikojmë me besim nga e ardhmja!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovën!
Zoti i bekoftë të gjithë miqtë e Kosovës!
Ju faleminderit!