Lajmet e fundit
Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Topalli, përgëzon kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi
, 18.02.2009
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli Çoba, i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Kuvendit të Kosovës,Jakup Krasniqi, në të cilin thuhet:”
I nderuar Zoti Krasniqi,
Është nder dhe një privilegj i veçantë për mua që në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe personalisht t’ju përcjell Juve dhe nëpërmjet jush popullit të Kosovës përshëndetjet më të ngrohta dhe urimet më të përzemërta në këtë ditë të shënuar për Kosovën, në 1 vjetorin e pavarësisë së saj.
17 Shkurt 2008 është tashmë pjesë e memories së shqiptarëve dhe e botës mbarë jo vetëm si dita e lindjes së Kosovës martire por faqebardhë në përpjekjet e saj titanike për liri dhe të drejta njerëzore, për përkatësinë e ëndrrën e saj evropiane, por edhe si dita që shënon ditëlindjen e dytë të shenjtë për kombin tonë. Prandaj edhe në të gjithë bashkohemi me ju për të përkujtuar, festuar dhe gëzuar së bashku ditëlindjen e shumëdëshiruar dhe shumëpritur të Kosovës.
Sot, një vit më pas, është një ditë e denjë kremtimi, ngazëllimi e krenarie të merituar, por është edhe një ditë kujtese dhe nderimi për të gjithë ata burra që në shekuj luftuan kundër të keqes, mizores dhe dhanë gjithçka të vyer që Kosova të ishte e lirë, e pavarur dhe e begatë, ditë mirënjohjeje të thellë për presidentin historik Rugova, për trimin Adem Jashari dhe të gjithë luftëtarët që dhanë jetën për t’i dhënë frymë e shpirt Kosovës. 17 shkurti do të mbetet si dita që i vendosi ata në piedestalin e përjetësisë dhe memories sonë kolektive.
Kuvendi i Shqipërisë përshëndet përkushtimin e treguar, suksesin dhe progresin e arritur gjatë këtij viti të parë të jetës së shtetit të Kosovës sikurse mbështet pa rezerva përpjekjet e pareshtura të saj në rrugën e ndërtimit të një shteti demokratik, me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e tij, të përsosjes së institucioneve dhe të ecjes përpara në proceset integruese dhe perspektivën e saj evropiane.
Duke ju shprehur konsideratën time më të lartë më lejoni i nderuar zoti Krasniqi, të uroj në këtë ditë të gëzuar për të gjithë ne “Gëzuar Ditëlindjen Kosovë e ti paç vetëm ditë të ndritura para!” .17 shkurt 2009