Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 18.02.2009
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që seanca e ardhshme plenare të mbahet më 26 shkurt 2009, si dhe ka përcaktuar rendin e ditës për këtë seancë.
Në fillim të seancës Kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë së Kosovës, kurse në vazhdim do të procedohet me shqyrtimin e projektligjeve. Për herë të parë do të shqyrtohet Projektligji për raportimin financiar të organizatave të biznesit, kurse për herë të dytë do të shqyrtohen: Projektligji për vlerësimin e ndikimit në mjedis, ai për Mbrojtjen e mjedisit, si dhe Projektligji për token ndërtimore, privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore.
Në këtë seancë do të shqyrtohet edhe Projekt-Rezoluta për prioritetet dhe strategjitë e Kosovës për integrim në Unionin Evropian dhe Plani i veprimit për sfidat e Raportit të Komisionit Evropian për Progresin në Kosovë, si dhe Projekt-Strategjia kundër korrupsionit për periudhën 2009-2011.
Do të shqyrtohet, ndërkaq edhe Raporti i Trustit të Kursimeve Pensionale për tremujorin e katërt të vitit 2008, si dhe Raporti i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me zbatimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.
Duke e shqyrtuar njoftimin e Komisionit për Arsim, Shkencë,Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me funksionalizimin e Këshillit të Trashëgimisë Kulturore, Kryesia i ka rekomanduar këtij komisioni që bashkë me ministrinë përkatëse të takohet me anëtarët e Këshillit të Trashëgimisë Kulturore dhe të gjejë zgjidhjen duhur.
Kryesia në këtë mbledhje ka marrë vendim për rishpalljen e konkursit për Avokatin e Popullit të Kosovës dhe e ka autorizuar Administratën e Kuvendit që konkursin ta rishpallë në afatin sa më të shkurtër.