Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit

, 20.02.2009




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit, të kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit, vazhdoi shqyrtimi i Rregullores së re të Kuvendit të Kosovës. Anëtarët e Komisionit me këtë rast u përqendruan më shumë në dinamikën e amendamentimit të kësaj Rregulloreje , përkatësisht në sistemimin e amendamenteve të bëra nga ky Komision, si dhe të propozimeve që kanë arritur nga grupet parlamentare. Grupi i punës që është angazhuar rreth amendamentimit u zotua se do të angazhohet që sa më shpejt të ofrojë tekstin përfundimtar të amendamenteve , të cilat do të shqyrtohen e miratohen pastaj në këtë komision. Synim i gjithëmbarshëm i diskutuesve ishte që çështja e amendamentimit të Rregullores të kryhet deri më 15 mars të këtij viti, në mënyrë që pastaj Rregullorja të procedohet për miratim në Kuvend.
Mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit