Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 23.02.2009
Komisioni për Integrime Evropiane, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Zylfie Hundozi, kryetare e komisionit, ka dëgjuar zëvendëskryeministrin, Hajredin Kuçi, lidhur me aktivitetet e institucioneve të Kosovës sa i përket procesit të integrimeve evropiane, me theks të veçantë për Planin e Veprimit për Partneritet Evropian. Për të folur për temën ishte i ftuar ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, i cili ndodhej për vizitë jashtë vendit.
“Përderisa Plani i Veprimit të Kuvendit është një dokument njëvjeçar, i cili adreson sfidat e identifikuara në Raportin e Progresit 2008, të Komisionit Evropian, Plani për Partneritet Evropian është dokument që përfshin një periudhë kohore më të gjatë, i cili përpos sfidave nga Raporti i Progresit, adreson edhe konkluzionet nga nga Mekanizmi Përcjellës i Asocim Stabilizimit, si dhe misionet vlerësuese të Komisionit Evropian”, ka theksuar zëvendëskryeministri Kuçi.
Ai ka vlerësuar punën e komisionit për Projektrezolutën për prioritetet dhe strategjitë e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian, të cilën pritet ta miratojë Kuvendi i Kosovës, duke theksuar se përkushtimi ndaj procesit të integrimit evropian, përkushtimin ndaj sundimit të ligjit dhe parimeve të shtetit demokratik, lufta kundër fenomeneve negative, përmbushja e standardeve evropiane dhe vazhdimi i thellimit të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian janë prioritete të qarta të Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian. Kuçi, ndërkaq, ka vlerësuar të rëndësishme punën dhe funksionalitetin e Agjencionit për Koordinim të Zhvillimit dhe Integrimit Evropian, që funksionon brenda Qeverisë së Kosovës.
Të gjithë anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane e kanë marrë fjalën në këtë takim, duke theksuar interesin dhe përcaktimin e qartë për integrime evropiane. Ata, ndërkaq, kanë pasur vërejtje të shumta për punën e disa agjencioneve të pavarura, të cilat manifestojnë deficit llogaridhënie.
Në takimin e sotëm të Komisionit është folur edhe për problemet e decentralizimit, por edhe për integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve.