Lajmet e fundit
Nga mbledhje e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 23.02.2009
Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Bahri Hyseni, kryetar i komisionit, shqyrtoi çështjen e monitorimit të ligjeve. Komisioni vendosi të monitorojë Ligjin penal për të mitur dhe Ligjin për faljen.
Komisioni ka vendosur që Ligji për të drejtat sendore të procedohet në mënyrën e përcaktuar nga Departamenti Ligjor i Kuvendit të Kosovës.
Në po këtë mbledhje Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi ka shqyrtuar përgatitjen e Projektligjit për hetim parlamentar. Me këtë rast Komisioni ka krijuar edhe Grupin e punës, i cili do të përgatisë versionin e parë të këtij projektligji dhe do t’ia paraqesë komisionit për shqyrtim.