Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
, 25.02.2009
Çështja e zgjedhjes së anëtarit të pestë të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media dhe ajo e konstituimit të Komisionit ad-hoc për emërimin e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, ishin tema qendrore të mbledhjes së sotme të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit. Lidhur me zgjedhjen e anëtarit të pestë të KPM-së Komisioni i rekomandoi Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që të shpejtojë punët për zgjedhjen e tij, në mënyrë që KPM-ja të kompletohet dhe të kryejë funksionin e vet.
Po kështu , gjatë debatit u theksua se është e nevojshme që të konstituohet sa më shpejt edhe Komisioni Ad –hoc i Kuvendit, i cili bën emërimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së. Në këtë frymë u kërkua nga Kryesia e Kuvendit që të shpejtojë procedurat për konstituimin e këtij Komisionit,meqë moskonstituimi i tij po vonon zgjedhjen e Bordit të RTK-së.