Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione

, 25.02.2009




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione i kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Ismet Beqiri, sot mbajti mbledhje, ku pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Peticionit të organizuar nga shtatë organizata joqeveritare dhe të nënshkruar nga gjithsej 10.529 qytetarë të Republikës së Kosovës, përkitazi me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OJQ-ve Fol-8, të OSBE-së, si dhe ai i KDI-së.

Kryetarit të Komisionit, z. Ismet Beqiri, Peticionin me nënshkrimet e gjithsej 10.529 qytetarëve të Republikës së Kosovës, përkitazi me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, ia dorëzoi përfaqësuei i OJQ-së Fol-8, z. Petrit Zogaj.

Po në këtë mbledhje, pas diskutimeve gjithpërfshirëse të anëtarëve të Komisionit dhe mysafirëve të ftuar, anëtarët e Komisionit përkrahën kërkesën e nënshkruesit të Peticionit në lidhje me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe nxorën Rekomandim, i cili do t’i procedohet Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila në njërën nga mbledhjet e ardhshme do të marrë vendim se kur ky Peticion do të radhitet për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione