Lajmet e fundit
Debat publik për Projektligjin për zonat ekonomike
, 25.02.2009
Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, që e udhëhoqi z. Myzejene Selmani, kryetare e Komisionit, mbajti sot debat publik për Projektligjin e zonave ekonomike.
Në këtë debat, pos anëtarëve të Komisionit, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë, të Odës Ekonomike të Kosovës, të Agjencisë Kosovare të Biznesit, të Agjencisë Kosovare për Investime, të Agjencisë Kosovare për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme, si dhe përfaqësues të EULEX-it, të ICO-së, GAP-it, USAID-it, NDI-së dhe UNDP-së.
Duke diskutuar për Projektligjin e lartpërmendur të gjithë të pranishmit u pajtuan me faktin se Kosovës i është më se i nevojshëm një ligj i tillë, me të cilin do të rregulloheshin ana ligjore dhe disa marrëdhënie funksionale në këtë fushë. Ky projektligj është përgatitur në harmoni me standardet evropiane, njëherësh u është përshtatur edhe karakteristikave të Republikës së Kosovës.
Në vazhdim të këtij debati kishte mendime që ky projektligj t’i përmbante disa kapituj specifikë, që do t’i përgjigjeshin strukturës ekonomike të Republikës së Kosovës. Në të njëjtën kohë të pasurohet edhe me disa kapituj ose me nene shtesë, që do ta thjeshtonin këtë ligj në përgjithësi.
Në fund të këtij debati publik për Projektligjin u mor vendim që nga ekspertët e fushës së ekonomisë, në version të shkruar, të dërgohen propozime dhe sugjerime, në mënyrë që Projektligji të pasurohet dhe të përmirësohet edhe më shumë.