Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion të IPQ të Zhegrës
, 27.02.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosoves, Jakup Krasniqi, priti sot një delegacion të Iniciativës së Pavarur të Qytetarëve të fshatit Zhegër të Komunës së Gjilanit, të kryesuar nga Ruhan Kurteshi,koordinator i kësaj nisme. Në përbërje të delegacionit ishin edhe Nijazi Idrizi,Mustafë Jashari,Nexhat Hajrullahu,Bardhyl Kadriu,Skënder Sadriu dhe Enver Hajrullahu. Z. Kurteshi e njoftoi kryeparlamentarin Krasniqi me nismën për themelimin e komunës së Zhegrës. Kjo iniciativë është ndërmarrë para tre vjetësh dhe ka gjetur përkrahje nga partitë politike të kësaj ane , por është lënë që të sendërtohet pas pavarësisë së Kosovës. Ruhan Kurteshi theksoi se Zhegra i plotëson kushtet për të qenë komunë, si nga ana gjeografike e demografike, ashtu edhe në aspektin ekonomik.
Kryeparlamentari Krasniqi me këtë rast theksoi se ligjet në fuqi nuk janë pengesë për formimin e komunave të reja. Mirëpo, që të themelohet komuna e re ,tha kryeparlamentari Krasniqi, fillimisht duhet të gjendet gjuhë e përbashkët me pushtetin lokal dhe Qeverinë e Kosovës, sepse themelimi i komunës ka implikime buxhetore.