Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për te Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

, 27.02.2009




Komisioni për te Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve, në mbledhjen e sotme, të cilën e kryesoi Bojan Stojanoviq, kryetar i Komisionit, shqyrtoi gjithsej katër projektligje, si vijon: Projektligjin nr. 03/L-043 mbi Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes me Raport të komisionit funksional – Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente, Projektligjin nr. 03/L – 091 për Shfrytëzimin, Qeverisjen dhe Mirëmbajtjen e Ndërtesave në Bashkëpronësi, me Raport të komisionit funksional - Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente, Ligjin për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit nr. 2004/17 për Mbrojtjen e Konsumatorëve, me Raport të komisionit funksional – Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, me amendamente, si dhe përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme nr. 140, datë 9.02.2009 rreth Shkresës së Komisionit lidhur me zbatimin e Ligjit për Letërnjoftimin.

Anëtarët e Komisionit mbështetën njëzëri procedimin e mëtejmë të tre projektligjeve (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në vazhdim të mbledhjes, në kuadër të pikës së katërt të rendit të ditës, duke shqyrtuar përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme nr. 140, datë 9.02.2009, rreth Shkresës së Komisionit lidhur me zbatimin e Ligjit për Letërnjoftimin, u mor vendimi që Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Komisionit për Buxhet dhe Financa Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe Zyrës për Komunitete në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, t'u dërgohet Shkresë me të cilën kërkohet që të zbatohet në tërësi Ligji për Gjuhët, përkatësisht që në Komunën e Prizrenit, si dhe në komunat e tjera, ku komuniteti turk dhe boshnjak përbën 5% të popullatës, formularët dhe letërnjoftimet t'i marrin në gjuhët e tyre amtare.
Nga mbledhja e Komisionit për te Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim