Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetik, Transport dhe Telekomunikacion
, 03.03.2009
Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetik, Transport dhe Telekomunikacion, të cilin e kryesoi znj. Myzejene Selmani, kryetare e Komisionit, mbajti sot mbledhjen në të cilën si pikë kryesore e rendit të ditës duhej të ishte Informata lidhur me rritjen e tarifës për energji elektrike si dhe shqyrtimi i Peticionit të Koalicionit Ad-hok të shoqërisë civile, lidhur me rritjen e tarifës për energjinë elektrike, mirëpo për shkak të mosardhjes së përfaqësuesve të Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe përfaqësuesve të KEK-ut, kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë për ndonjërën nga mbledhjet e ardhshme të Komisionit.
Në mbledhjen e përmendur, gjithashtu, anëtarët e Komisionit nuk kanë diskutuar lidhur me Projektligjin për rezervat shtetërore të mallrave, për shkak se Grupi punues i Komisionit akoma nuk e kishte përfunduar Raportin lidhur me këtë projektligj.