Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
, 04.03.2009
Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, i drejtuar nga Sabri Hamiti, kryetar i komisionit, ka shqyrtuar sot Projektligjin për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, për të cilin ka referuar drejtuesi i grupit punues për këtë projektligj, Ramadan Avdiu. Ai ka theksuar vështirësitë që ka pasur grupi punues i komisionit për amendementimin e Projektligjit për Protokollin, duke u ndalur veçanërisht ne mosharmonizimin e tij me ligjet e tjera të miratuara në Kuvend, shkapërderdhjen e materies dhe gabimet e shumta semantike dhe gjuhësore të tij.
Edhe anëtarët e tjerë të komisionit kanë theksuar se projektligji nuk ka strukturë të qartë e të qëndrueshme dhe se nevojitet kohë shtesë për ta bërë një ligj që i ka hije shtetit të Kosovës. Mu për këtë komisioni ka autorizuar grupin punues të vazhdojë përpunimin e projektligjit edhe për dy javë të tjera, në mënyrë që në një takim të veçantë të miratohen amendamentet e propozuara.
Është me rëndësi që ligji të bëhet funksional, qoftë edhe nëse duhet të kalojë nëpër tri shqyrtime, është thënë në takim.
Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ka vendosur njëzëri që në Kuvendin e Kosovës të krijohet Grupi i Miqësisë Kosovë – Francë. Kryetari i komisionit, Hamiti, ka përmendur tratativat këtu e një vit më parë për realizimin e këtij projekti, i cili ka marrë mbështetjen edhe të Asamblesë Nacionale të Francës dhe të Ambasadës franceze në Prishtinë. Komisioni ka vendosur që t’i propozojë Kryesisë krijimin e Grupit të Miqësisë Kosovë – Francë, ndërkaq është theksuar se po punohet edhe për krijimin e Grupit të Miqësisë me Bundestagun Gjerman, e në vazhdim edhe me parlamentet e vendeve të tjera të BE-së.
Komisioni po në këtë mbledhje është njoftuar me pjesëmarrjen e delegacionit të Kuvendit në Konferencën e Kartës së Adriatikut.